“Kjo furtunë nuk ndalet”/ Hajdari: Njerëzit me ndalojnë në rrugë dhe më thonë ec përpara!

Demokratja Rudina Hajdari, që është edhe pjesë e Këshillit Politik, deklaroi këtë të enjte pas mbledhjes se qytetarët janë ata që i duan listat e hapura. Sipas saj, ata e mbështesin që të ecë përpara.
“Nuk kam rreshtur çdo ditë duke ecur në rrugët e Tiranës ku kam takuar qytetarë, për të marrë mbështetje për atë që po luftojmë, për listat e hapura. Çdo ditë më ndalojnë qytetarët në rrugë dhe më thonë; ec përpara. Ka pasur dhe nga ata njërës të PD, që më jane afruar dhe më kanë thënë; që jemi të zhgënjyer që PD s’e pranon këtë hap që do sjellë ndryshim në Shqipëri.”
Edhe një herë, Hajdari i bëri thirrje PD të pranojë ndryshimet kushtetuese. Ajo theksoi se vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të kenë zërin e tyre në Parlament.
“I kam kërkuar PD që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të votohen në 30 korrik. Besoj që çdo demokrat e do që në atë parlament të vijnë ata njerëz që do përfaqësojnë atë popull. I bëj thirrje çdo gruaje, nënë, çdo njeriu që është zhgënjyer nga kjo klase, që të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Vetëm kështu mund të sjellim ndryshimin ën Kuvend. Në atë kuvend do të miratohen ligje që s’do të jenë më me PPP por për rritje të cilësitë së jetës dhe arsimit. Deputetët sot nuk kanë fjalën e tyre të lirë. Nuk kanë argumente. Lista e hapura do e fuqizojnë qytetarin. Këtë furtunë ndryshimi se ndal dot njeri. I duhet vendit.”




