Showbiz
Kivanc Tatlitug dhe Elcin Sangu, çift i dashuruar në serialin e ri, çmenden fansat

Elcin Sangu do të jetë partnerja e re e Kivanc Tatlitug. Pas shumë audicionesh, mediat turke njoftuan se Elcin do të interpretojë në të njëjtën serial përkrah Tatlitug. Fillimisht u diskutua për Neslihan Atagul dhe Serenay Sarikaya, por duket se flokëkuqja do të ishte partnerja e aktorit të shumënjohur. Projekti i ri titullohet ‘Çarpışma’ dhe nis xhirimet në Nëntor. Të tjerë emra të njohur që do të interpretojnë janë në këtë serial janë Alperen Duymaz, Melisa Asli Pamuk dhe Erkan Can.
Reklamë

Fansat e dy aktorëve janë gëzuar shumë pas këtij lajmi. Do të jetë vertet interesante për të parë dy aktorë kaq të njohur tek interpretojnë së bashku si një çift i dashuruar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




