Video · Kronikë
Kishte zaptuar një hapësirë publike në plazh, IKMT shemb objektin pa leje në Durrës
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar këtë të mërkurë një aksion në Durrës për prishjen e ndërtimeve pa leje që sjellin zënien e hapësirave publike.
Në lagjen nr. 13, Durrës është shembur objekti i shtetasit I. K., i cili, para lokalit të tij, kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur plate betoni.
Po ashtu, vazhdon prishja e pedanave të vendosura pa leje në objektin e shtetasit D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike dhe disa ditë më parë është proceduar nga ana e IKMT-së, për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
Më shumë video
Reklamë




