Një banesë ka marrë flakë në mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen Partizani.

 

Dyshohet se një  68- vjeçar me probleme të shëndetit mendore i ka vendosur zjarrin banesës së tij ku jetonte dhe më pas është larguar.

 

Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve teksa prej minutash kanë dyshuar se 68-vjeçari gjendej në brendësi të saj.

 

Pasi kanë shuar zjarrin kanë konstatuar të kunderten. Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha pasi  dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *