E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kishte përgatitur 4 mina me telekomandë, do i shiste 10 mijë euro seicila, kapet në flagrancë

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë gjatë operacionit te koduar “Furnitori” në Durrës.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Reklamë

Efektivet e ndaluan kete shtetas, në Shkafanë, Ishëm, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë