E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kishte fshehur në motorin e automjetit qese me kanabis, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Një 32-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Korçës.

32-vjeçari u kap me 3 kg kanabis, që i kishte fshehur në motorin e automjetit, ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në 4 qese.

Njoftimi i plotë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të  operacionit të  koduar “Aksi”, kapën dhe arrestuan në  flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.

Reklamë

Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë