Subscribe

Dervish Hasi, i akuzuar për “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi” u la në burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës.

Në dëshminë e siguruar nga Vizion Plus ai mohon akuzat.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo porografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”.

Sipas burimeve të gazetares Blerina Cene, Hasi pretendon se më herët ka bërë kërkesë në Gjykatë për autorizim për martesë me vajzën e mitur.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Së bashku me tri gratë e tjera, Dervish Hasi dhe 16-vjeçarja kryenin marrëdhënie në grup.

Në celular policia i gjeti mjekut një grup, ku të pestë shkëmbenin mesazhe dhe video erotike.

Gjatë marrjes në pyetje, vajza e mitur ka deklaruar se kryente marrëdhëniet intime me dëshirë, ndërsa tri gratë e tjera të Dervish Hasit kanë refuzuar të japin shpjegime para hetuesve.

Mjeku Dervish Hasi u arrestua nga policia pas kallëzimit që bënë prindërit e 16-vjeçares, të cilët fillimisht kishin dhënë pëlqimin e tyre që vajza të bëhej gruaja e katërt e Hasit, por më pas e denoncuan./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *