E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen dhjetëra shqiptarë

25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë u riatdhesuan në Rinas mesditën e kësaj të marte.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Po ashtu, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë