E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 109 shqiptarë

109 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhesuar këtë të premte. Atyre iu ishte refuzuar dhënia e azilit, e për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.

Po ashtu, dy ditë më parë, u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas shqiptarë të tjerë, të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë thirrje se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe se çdo shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë