Kishin humbur rrugën në Shebenik, policia ju vjen në ndihmë turistëve zviceranë

Policia e Librazhdit ju ka ardhur në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Shebenik.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.
Njoftimi:
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut ????️, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra.
Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.
Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë ????️.
#angazhimpërkushtim????♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëshërbimtëqytetarëve????♀️




