Subscribe

5 mije banore te zonës se Kinostudios ne Tirane  nuk do te kenë me probleme me furnizimin me uje. Ndërmarrja e ujësjellësit ka ndërhyre ne rrjetin e amortizuar, pranë rrugës “Kahraman Ylli”, duke e vendosur tërësisht te ri. Punimet u inspektuan nga kreu i Bashkisë i cili  vlerësoi ndërgjegjësimin e qytetareve per te paguar faturat e ujit. Sipas Erjon Veliajt këto pagesa do te kthehen ne investime per banoret e Tiranës. Bashkia po kryen investime ne ujësjellës, ndërsa po e përgatit kete kompani per privatizim. Por me herët, kryetari i Bashkisë ka theksuar se ky proces do te rrisë cilësinë e shërbimit ndaj qytetareve, por jo çmimin e ujit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *