Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe një milionë të tjerë janë larguar nga banesat e tyre pas goditjes së Kinës nga tajfuni Lekima.

 

Gjithashtu mediat ndërkombëtare raportojnë se gjashtëmbëdhjetë persona janë deklaruar të zhdukur pas një stuhie që ka përfshirë rajonin.

 

Tajfuni Lekima ishte paralajmëruar se do ta godas Kinën të shtunën me erëra të forta deri në 187 km në orë. Tajfuni tani ka marrë drejtimin drejt provincës Zheijang dhe pritet të godas Shangain që përbëhet nga një popullsi prej 20 milionë banorëve.

 

Ndërkohë të gjitha fluturimet dhe shërbimet e metrove janë anuluar derisa qyteti po përgatitet për stuhinë, ku sipas raportimeve mund të ketë vërshime të mëdha. Mijëra persona në Shangai janë paralajmëruar që të nisin përgatitjet për t’u evakuuar.

 

Lekima është një nga dy tajfunët që gjenden aktualisht në perëndim të Oqeanit Paqësor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *