E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina mohon të ketë fshehur të dhënat: Nuk e kemi bërë kurrë diçka të tillë!

Autoritetet kineze mohojnë se kanë fshehur të dhënat për numrin e viktimave.

Teksa këtë të premte u raportuan 1.290 vdekje në 24 orë, një shifër befasuese, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian deklaroi se Kina nuk ka fshehur asgjë.

Reklamë

“Kurrë nuk ka pasur ndonjë fshehje, dhe ne kurrë nuk do të lejojmë asnjë fshehje.”

Por të dhënat zyrtare të Kinës shpesh janë vënë në dyshim. Në fillim të kësaj jave, Presidenti amerikan Donald Trump tha se numrat shihen me dyshim.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron tha se nuk duhet të tregohemi naivë për këto numra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë