Pasi ushtria amerikane propozoi diversifikimin e arsenalit bërthamor dhe zhvillimin e bombave më të vogla, Kina e ka akuzuar SHBA për ‘mentalitetin e Luftës së Ftohtë’ mbi politikën atomike.

 

Pekini iu bashkua Rusisë në dënimin njëzëri të planeve të ushtrisë amerikane të cilat u bënë të ditura ditën e premte.

 

Pekini i kërkoi Uashingtonit që të heqë dorë nga nisma.

 

“Vendi që zotëron arsenalin më të madh nuklear të botës duhet të ndërmarrë iniciativën e ndjekjes së trendit në fuqi e jo të shkojë kundër tij”-thuhet në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes.

 

Ushtria amerikane beson se armët e saj atomike janë shumë të mëdha për t’u përdorur, ndaj kërkon që të zhvillojë bomba të një force shpërthyese më të vogël.

 

Amerikën e shqetëson fakti se arsenali i saj po vjetërsohet, ndaj nuk do të jetë më frikësues kundrejt atyre që i konsideron kërcënime potenciale: Kinë, Rusi, Kore e Veriut dhe Iran.

 

Më herët, edhe Moska e dënoi një nismë të tillë, duke e akuzuar Amerikën për veprime luftënxitëse. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov u shpreh thellësisht i zhgënjyer dhe në deklaratën e dikasterit të drejtuar prej tij, thuhej se Rusia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë së saj.

 

Dokumenti i Pentagonit argumenton se armët e vogla me një forcë nën 20 kiloton janë më pak të fuqishme, por mbeten sërish shkatërruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *