E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina i rikthehet pak nga pak jetës normale, pas 2 muajsh qytetarët dalin në rrugë

Pas dy muajsh, Hubei, zona ku nisi pandemia e koronavirusit, do të rikthehet në normalitet. Autoritetet kineze kanë njoftuar se do të lëvizin lirshëm në kryeqytetin Ëuhan nga 8 prilli.
Qyteti është paralizuar që nga 23 janari. Vetëm njerëzit që konsiderohen të shëndetshëm mund të lëvizin nga shtëpitë e tyre.

 

Sipas të dhënave më të fundit, Kina ka regjistruar 78 raste të reja, nga ku vetëm një në Ëuhan. Ëuhan prej 5 ditësh nuk kishte asnjë rast të ri, ndërsa 74 rastet e tjera janë të importuara nga jashtë. Numri i vdekjeve në të gjithë botën është rreth 16.500, ndërsa të infektuar rreth 380 mijë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë