Lufta në Ukrainë forcoi partneritetin mes Kinës dhe Rusisë gjatë dy viteve të fundit. Marrëveshjet e nënshkruara në vizitat e njëpasnjëshme zyrtare në Pekin dhe Moskë janë reflektuar edhe në shifra. Sipas mediave ndërkombëtare dy vendet kanë arritur një rekord historik në tregëtinë dypalëshe, duke kaluar 200 miliardë dollarë në 11 muajt e parë të këtij viti.

Veçanërisht, të dhënat e doganave kineze të publikuara në fillim të këtij muaji treguan se tregtia Kinë-Rusi arriti një rekord prej afro 218.2 miliardë dollarë deri në fund të nëntorit. Megjithatë, vlen të theksohet se kjo shumë përfaqëson vetëm 4% të tregtisë totale të Kinës, e cila arriti në 5.41 trilion dollarë në të njëjtën periudhë.

Objektivi prej 200 miliardë dollarësh u vendos në vitin 2019 mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, me synimin për t’u bërë realitet në vitin 2024. Në një takim që presidenti kinez pati me kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, u konfirmua se qëllimi u arrit duke filluar nga ky vit.

Të dyja palët shprehet se duhet të përdorin plotësisht avantazhet e besimit të ndërsjellë politik dhe të thellojnë bashkëpunimin në ekonomi, tregtiapo energji.

Marrëveshjet e nënshkruara midis të dyve përfshinin forcimin e tregtisë, transportit, tregtisë elektronike dhe procedurave doganore. Është planifikuar gjithashtu të forcohet bashkëpunimi në zhvillimin e korsive të anijeve në Arktik, prodhimin e avionëve, eksplorimin e hapësirës dhe navigimin satelitor, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme kineze./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *