Takimi tre ditor i liderit kinez Xi Jinpng në Moskë përfundoi pa asnjë zgjidhje të mundshme në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë. Putin tha se propozimi kinez për ti dhënë fund luftës mund të përdoret si bazë, por sipas tij Perëndimi dhe Ukraina nuk janë ende gati.

Vizita u mbyll me një dakrë ceremoniale pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike dhe ushtarake ku të dy liderët u shprehën të kënaqur.

 

VLADIMIR PUTIN

 

PRESIDENT I RUSISE

 

“Ky është një shembull se si fuqitë botërore, të cilat janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kanë një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në botë, duhet të ndërveprojnë veprojnë me njëri tjetrin”

 

Pa takimit Xi Jinpng deklaroi se bashkëpunimi me Rusinë vjen si zgjidhje strategjike që  Kina ka bërë në bazë të interesave në komunitetin ndërkombëtar.

 

XI JINPING


PRESIDENT I KINES

 

“Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur me vendosmëri normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare mbështetur në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së”

 

 

Vizita e liderit kinez, e para që nga nisja e sulmeve në Ukrainë, u pa me skepticizëm nga perëndimi.

 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë kombëtare të SHBA, John Kirby tha se thellimi i marrëdhënieve midis Kinës dhe Rusisë vjen kryesisht për shkak të interesit të tyre të përbashkët për të sfiduar ndikimin global të SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *