E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kim, takim virtual me diasporën shqiptare në SHBA: Vijoni kontributin për forcimin e Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me drejtues të komunitetit të diasporës shqiptare në SHBA.

 

Reklamë

Sipas ambasadës amerikane, ata diskutuan për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

 

Reklamë

Diplomatja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë

 

“Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë