Pas mesazhit të urimit drejtuar prokurorëve të SPAK, ka reaguar sërish ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Diplomatja paralajmëroi që mos të jenë të vërteta “fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në Drejtësi në Shqipëri”.
Kim e konsideroi të dhimbshme faktin që reforma po ecën më hapa të ngadaltë, por theksoi se është e nevojshme përparimi i saj.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Kim në Tëitter.