Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH tregon si...

Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i i Vlorës...

Tritol në një binzes në Tiranë, panik tek banorët...

Me pistoletë lodër, maskë dhe euro e dollarë të...

I dënuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari...

Ivi Kaso takim urgjen në PD e Korçës pas...

Rama: Reforma në drejtësi u bë e mundur dhe...

Aksident në Lezhë, 60-vjeçari humb drejtimin e mjetit, përfundon...

Marrëveshja 6 miliardë dollarë Shqipëri-SHBA/ Rama: Hap i rëndësishëm...

Kim Jong Un zotohet: Do t’ia mbajë dorën Putinit për bashkëpunim strategjik

12 Qershor 09:14

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është zotuar se do “t’ia mbajë dorën” presidentit rus Vladimir Putin dhe do të forcojë bashkëpunimin strategjik për qëllimin e tyre të përbashkët për ndërtimin e një vendi të fuqishëm, raportoi të hënën media shtetërore KCNA.

 

Kim e bëri këtë premtim në një mesazh drejtuar Putinit në shënimin e Ditës Kombëtare të Rusisë, duke mbrojtur dhe përkrahur vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën dhe duke shfaqur “mbështetje dhe solidaritet të plotë”.

 

“Drejtësia është e sigurt se do të fitojë dhe populli rus do të vazhdojë t’i shtojë lavdi historisë së fitores”, tha Kim në mesazhin e tij.

 

Kim bëri thirrje për “bashkëpunim më të ngushtë strategjik” me Moskën, “në përputhje me dëshirën e përbashkët të popujve të dy vendeve për të përmbushur qëllimin e madh për ndërtimin e një vendi të fuqishëm”, shtoi ai.

 

Koreja e Veriut ka kërkuar të krijojë lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, duke fajësuar “politikën hegjemoniste të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit”.

 

Muajt e fundit, shtete si Japonia kanë shprehur shqetësimin e tij për bashkëpunimin ushtarak rus, kinez dhe koreano-verior në Azi, duke theksuar se situata e sigurisë së Evropës nuk mund të shkëputet nga ajo në rajonin Indo-Paqësor pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

 

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia do t’i ofrojë Koresë së Veriut ushqim në këmbim të armëve.

 

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se një marrëveshje potenciale e armëve, në mes të Koresë Veriore dhe Rusisë, do të përbënte shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

 

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më parë Korenë Veriore për furnizim të Rusisë me armë në Ukrainë, por edhe të mercenarëve të grupit rus Wagner.

 

Në muajin shkurt, ekspertët kanë paralajmëruar që ky shtet, i cili ka një prej regjimeve më autoritare në botë, është duke u përballur me krizë ushqimore për shkak të rënies së madhe të prodhimit – kryesisht për shkak të kushteve klimatike, kontrolleve strikte kufitare, dhe ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare.

 

Imazhet satelitore nga autoritetet jugkoreane tregojnë se verikoreanët kanë prodhuar 180.000 tonë ushqim më pak më 2022, në krahasim me vitin 2021./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Bashkëpunim Kim Jong Un Putin SHBA

Nga e njëjta kategori

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

më shumë...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH tregon si do vijojë puna për segmentet e tjera

më shumë...

Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit 5 javor, kurorëzohen fituesit

më shumë...

Marrëveshja 6 miliardë dollarë Shqipëri-SHBA/ Rama: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:07

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

11:57

Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga...

11:54

Maturantët testojnë njohuritë, nxënësit zhvillojnë provime me...

11:48

Kanceri i zorrës së trashë më i...

11:32

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH...

11:27

Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit...

11:05

Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i...

10:50

Tritol në një binzes në Tiranë, panik...

10:31

Me pistoletë lodër, maskë dhe euro e...

10:24

I dënuar për kultivim të bimëve narkotike,...

10:16

Ivi Kaso takim urgjen në PD e...

10:06

Rama: Reforma në drejtësi u bë e...

10:02

Aksident në Lezhë, 60-vjeçari humb drejtimin e...

9:32

Marrëveshja 6 miliardë dollarë Shqipëri-SHBA/ Rama: Hap...

9:16

Rama në Berlin për të çelur ekspozitën:...

8:57

Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Shumë...

8:53

Pezullohet votimi për kryetar të degës së...

8:23

Kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës, parashikimi...

8:09

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Maj...

10:38

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen...
  • Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell ditë të bardha p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.