Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka thënë se vendi i tij është e angazhuar për denuklearizimin, por ka paralajmëruar gjithashtu se ai do të ndryshojë kurs nëse SHBA do të vazhdojë me sanksionet e saj.

 

Ai bëri deklaratat gjatë fjalimit të mbajtur natën ndërrimit të viteve.

 

“Nëse SHBA nuk mban premtimin para gjithë botës dhe insiston me sanksione dhe presione mbi republikën tonë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të gjejmë një mënyrë të re për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat tona”

 

Kim u takua me Presidentin e SHBA, Donald Trump për të diskutuar denuklearizimin në qershor 2018, por deri tani rezultatet e takimit kanë qenë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *