Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund...

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren...

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq, skenar”, gazetari:...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri i Berishës

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është thirrur më...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që ndodh në...

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë shkuarjen në...

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik pas debatit...

KFOR në veri të Kosovës/ Rama: Kemi komunikuar me NATO-n, kemi gjetur gatishmëri maksimale

29 Shtator 18:10

Kryeministri Rama përmes një reagimi të gjatë në tëitter iu rikthye edhe një herë tjetër situatës në very të Kosovës dhe propozimit të tij që KFOR të marrë nën kontroll veriun e vendit.

Rama shtoi se duke qenë se rreziku I përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, ka komunikuar me nivelet më të larta të Aleancës Euro-Atlantike dhe ka gjetur mbështetje që ky propozim të vihet në zbatim.

 

“Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi.

 

Rama nuk kurseu edhe shigjetimet në lidhje me reagimet që erdhën nga Kosova në lidhje me këtë propozim.

 

 

Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:

  1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!
  2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll  veriun një orë e më parë.
  3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia. Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur! “- shkruan Rama.

 

 

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
KFOR NATO rama Veriu i Kosovës

Nga e njëjta kategori

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk garon, duhet të largohet nga PD-ja

më shumë...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e ka shkatërruar PD-në

më shumë...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund ta bëjën atë që ndodhi në Hungari

më shumë...

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren me “21 Janarin” apo “Gërdecin”? Muka: Zgjasin proceset me qëllim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:34

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji...

10:24

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta,...

10:10

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por...

10:07

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse...

9:55

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq,...

9:49

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri...

9:38

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është...

9:30

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që...

9:25

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë...

9:11

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik...

9:02

73 vota pro, Denar Biba zgjidhet kryetari...

8:24

Trump: Papa ta kuptojë se Irani nuk...

8:21

Zjarri “përpiu” pallatin, Dango: Deri në 45...

7:14

Sllovakia: Do bllokojmë sanksionet ndaj Rusisë nëse...

7:06

Futbolli në zi/ Humb jetën në një...

6:51

Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e...

6:36

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan...

6:30

Suedia paralajmëron se Rusia mund të pushtojë...

6:15

Meloni reagon pas takimit me Ramën, rikonfirmon...

6:11

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim...

Më të klikuarat

  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Banore në pallatin që e përpinë flakët, reagon ish-konkurren...
  • Ndodh puthja e parë në Ferma VIP? Momente romantike mes Indr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.