Një nënë 80 vjeçare super energjike dhe shumë e lexuar. Nëna Lule ka qenë e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” për të rrëfyer disa detaje të panjohura për jetën e saj, por edhe për të diskutuar për temën e miteve të shtatzënisë.

 

“Kam dëshirë të madhe të lëviz në vende që nuk i kam parë asnjëherë. Këto 4 vite po udhëtoj sepse nuk kam pasur mundësi. Në jetën time kam patur shumë ngarkesë, kam ndihmuar vajzat për fëmijët e tyre, burrin e kam pasur të sëmurë me sëmundje tepër të rëndë. Këto 4 vjet më duket sikur jam bërë si Ferrari. Kam ndenjur 9 muaj në Itali, kam shkuar në Arabinë Saudite, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë etj”, tregon ajo.

 

Periudha e saj e shtatzanisë ka qenë vetëm me punë, madje nëna e saj e këshilloi që të mos e linte punën asnjë minutë sepse sipas saj lind më kollaj fëmija. Ajo tregon se për 40 vite ka punuar në spitalin e Tiranës.

 

Nuk kanë munguar as të qeshurat në studio, ku nëna Lule thotë se vajzat janë shejtan.

 

“Ne femrat jemi çik të prapta ndërsa djemtë janë si mbretër”, thotë mes të tjerash.

 

Mos e humbisni bisedën e plotë në studio

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *