Subscribe

Procesi i regjistrimit online përmes portalit e-albania për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin e detyruar 9-vjeçar dhe kanë zgjedhur gjimnazet e përgjithshme apo shkollat e mesme të orientuara, do të vijojë deri më datë 20 korrik.

 

Për herë të parë këtë vit, në klasat e 9-ta u integrua programi i zhvillimit të karrierës, me qëllimin që nxënësit ta kenë më të lehtë zgjedhjen që do të bëjnë.

 

 “Këshillimi për zhvillimin e karrierës më ka ndihmuar të kuptoj se çfarë më pëlqen më shumë. Unë kam zgjedhur ekonomikun sepse aty do fokusohem edhe për studimet e larta.”

 

“Unë do të vazhdoj ekonomi”

 

“Jam nga shkolla koreografike dhe kaloj automatikisht në lice.”

 

Ekspertët e arsimit e vlerësojnë faktin që edukimi për zhvillimin e karrierës është integruar që në klasën e nëntë, ndërsa theksojnë se nevojitet trajnimi i mësuesve specifikë dhe që e njohin mirë tregun e punës.

 

ANA LLAZO

EKSPERTE ARSIMI

 

 “Edukimi për zhvillimin e karrierës i ndihmon shumë nxënësit por edhe prindërit që të jenë më të qartë për talentin dhe aftësitë e fëmijës dhe të bëjnë një zgjedhje që i përshtatet më së miri.”

 

Kryesisht familjarët janë ata që ndikojnë në orientimin e nxënësve drejt arsimit të mesëm, por edhe për studimet e larta.

 

“Sipas studimit që kam kryer në qytetet kryesore të Shqipërisë, prindërit janë ata që ndikojnë më shumë në zgjedhjet e fëmijës, dhe zakonisht priren drejt degëve që mendohet se gjenerojnë më shumë të ardhura. Por nuk duhet të neglizhojmë aftësitë dhe talentin e çdo individi në rrugën për të patur sukses.”

 

Në shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet me kohë të pjesshme, regjistrimet online në klasat e 10-ta mund të kryhen deri më 30 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *