E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këshilli i Ministrave/ Miratohet ndërtimi i dy parqeve fotovoltaike në Korçë, çfarë prfiton shteti

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka informuar sot se janë kaluar disa VKM të rëndësishme për vendin.

 

Reklamë

Balluku u shpreh se në Korçë janë miratuar ndërtimet e dy parqeve fotovoltaike, ku secili do të prodhojë nga 20 megavator.

 

Reklamë

Sipas Ballukut 2% e prodhimit të energjisë në këto parqe do t’i kalojë shtetit.

 

“Kemi miratuar dy parqe fotovoltaike në Korçë . Me 20 megavator. Investim totalisht privat total 40 megavator. Është një investim nga entitetet vendase, por është një situatë të vështirë energjitike. Iniciativa të tilla mbështeten, për ndërtimin dhe procedurat burokratike. Shteti shqiptar përfiton se 2% e produktit i jepet shteti në formë pagese.” tha Ministrja.

 

“Është një projekt tjetër. Për prodhimin e hidrokarbureve në Frakull dhe Polvelsh. Në fund të jetës së tyre kalon tek entiteti i privatëve. Në këto dy burime do investohen 500 mijë dollar për secilin vend burim.” tha Balluku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë