E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këshilli Bashkiak kërkonte Veliajn në mbledhjen e sotme, SPAK refuzon kërkesën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të mundësuar pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në mbledhjen e parashikuar për ditën e sotme, 29 shtator.

Këshilli Bashkiak i kishte kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që Veliaj të lejohej të merrte pjesë fizikisht në mbledhje ose, në pamundësi të kësaj, të lidhej përmes videokonferencës.

Reklamë

Kërkesa lidhej me shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me administrimin e Tiranës, si dhe me projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale.

Me refuzimin e kërkesës nga SPAK, Veliaj nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës të 29 shtatorit.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në qeli prej shkurtit të vitit 2025.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.