Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka denoncuar drejtoreshën e  “Sami Frashërit”, Teuta Dobi për shantazh ndaj të rinjv.

 

Përmes një deklarate për mediat Kërpaçi ka kërkuar që ajo të heqë dorë nga presioni, ndërsa e paralajmëron edhe me një kallëzim në Prokurori.

 

Gjithashtu deputetja ka theksuar se rasti i drejtoreshës Dobi,  nuk është i vetmi dhe se në vijim do publikojnë të tjera video të drejtoreshave që përdorin presion ndaj gjimnazistëve.

 

“Ju ftoj të ndiqni rastin e drejtoreshës së gjimnazit Sami Frashëri, Teuta Dobi, e cila nëpërmjet kërcënimit, shantazhit, ofendimit, pafytyrësisht kërkon të pengojë gjimnazistet për të dalë në protestë! Teuta Dobi, hiq dorë nga presioni i ushtruar mbi gjimnazistët e Sami Frashërit!

Presioni psikologjik, do të shoqërohet me padi kundrejt teje dhe do të vazhdojmë me çdo drejtoreshë tjetër, e cila ndjek modelin e kërcënimit të të rinjve!Kishim paralajmëruar që do të demaskonim publikisht shantazhet e ulëta të drejtoreshave ndaj nxënësve dhe po i sjellim sot për çdo familjar, prind dhe të ri!

Në emër të të rinjve, ju paralajmërojmë se ky nuk është rasti i vetëm, kemi video të tjera, që tregojnë shumë qartë se si drejtoreshat e vendit shantazhojnë nxënësit me qëllim zbatimin e urdhrit të kryeministrit dhe ministreshës! Shërbëtorët e Rilindjes dhe kryeministrit kini kujdes, çdo gjimnazist është i lirë për të protestuar në mënyrën më shembullore dhe demokratike!  Ata ju kanë ftuar t’i bashkoheni kauzës së të rinjve, ju si prindër dhe bashkëvuajtës të sistemit të krimit, ndaj dilni dhe mbështetini të rinjtë kundër hajdutërisë së qeverisë!

Jo intimidim dhe përçarje për të rinjtë!

Të rinjtë e bashkuar kanë për të fituar!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *