E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kërkuan rinumërim votash, Rama mesazh kandidatëve të PS: Humbja e një gare nuk mund të bëhet shkak edhe për humbjen e fytyrës

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ju ka dërguar një mesazh kandidatëve socialistë pas zgjedhjeve të 11 majit, pasi disa prej tyre kanë kërkuar filmime dhe rinumërime votash.

Në mesazhin e tij Rama thekson se secili ka të drejtën e tij për të kërkuar rinumërim apo çfarë do gjëje tjetër, por kjo nuk do t’i shërbent askujt, madje do të ishte fyese për të gjithë ata qytetarë që kontribuuan në procesin e numërimit.

Reklamë

Sipas Ramës kjo nuk do të çonte askund, përveçse do të hidhe hije dyshimi mbi numëruesit.

Mesazhi i Ramës për kandidatët:

Reklamë

Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!

Vazhdo të lexosh

Reklamë