E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërkuan azil në Francë, Gjermani e Belgjikë, riatdhesohen 100 shtetas shqiptarë

100 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania janë riatdheshuar këtë të mërkurë.

 

Këta persona, sipas policisë, u riatdhesuan pasi kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

 

Reklamë

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

 

Operacioni për riatdhesinin e 100 shtetasve shqiptarë u zhvillua nga Frontex në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë