34 shtetas shqiptarë, nga të cilët 29 nga Franca dhe 5 nga Belgjika që kishin kërkuar azil në këto vende janë riatdhesuar këtë të premte.

 

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga qyteti i Lille, në Francë, dhe u organizuar në bashkëpunim me Frontex dhe me mbështetejen e eskortës shqiptare.

 

Të riatdhesuarit, sipas policisë, kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen, pasi kishin kërkuar azil si dhe një pjesë e tyre kishin tentuar të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Francës.

 

Operacionet e riatdhesimit mësohet se do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

 

Ndërkohë Policia Kufitare ka bërë me dije se do të vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

 

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *