E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kërkoi ndihmë financiare për restaurimin e banesës, por nuk iu pranua, 55-vjeçari në Maliq i vë flakën shtëpisë

Policia e komisariatit të Maliqit ka arrestuar Durim Rusin me akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr” pasi mbrëmë 55-vjeçari i ka vënë flakën banesës së vet duke rrezikuar edhe ndërtesat e tjera pranë shtëpisë së tij.

Burime të siguruara thanë se 55-vjeçari Durim Rusi paraditen e djeshme ka shkuar në zyrën e shërbimeve në bashkinë e Maliqit duke u kërkuar ndihmë financiare për restaurimin e banesës.

Reklamë

Punojësit e kësaj zyre pasi kanë parë dokumentacionin e paraqitur i kanë bërë me dije se nuk mund të jetë përfitues i një ndihmë të tillë pasi nuk plotësonte kushtet dhe kriteret për të përfituar investim nga ana e strehimit social.

Në kushte të tilla, Durim Rusi pasditen e djeshme në mënyrë të qëllimshme i ka vënë flakën banesës së vet e cila është shkrumbuar e gjitha.

Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa u përhapur në banesa të tjera ngjitur me shtëpinë e djegur./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë