E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi, procedohet gjyqtari i Fierit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rregjistruar proçedim penal ndaj gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Roland Hysi.

 

Procedimi penal është nisur për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.

 

Reklamë

Krimet e Rënda sqaruan se në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për të cilat akuzohet gjyqtari Roland Hysi.

Në pamjet e shfaqur në media, ai kërkonte favore seksuale ndaj një qytetareje në këmbim të një vendimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë