Një 20-vjeçar është arrestuar më Lushnje pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Ai akuzohet nga drejtësia e Britanisë së Madhe për vrasje në maj të 2021, por nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja.
Dyshohet se Gledis Mehalla është i përfshirë në vrasjen e një personi të quajtur Tomasz Ëag, bashkë me dy shokët e tij Josif Nushi, 26 vjeç, dhe Mihal Dhana, 27 vjeç.

Pas vrasjes në Angli, Gledis Mehalla u largua drejt Shqipërisë dhe për këtë u shpall një urdhër ndërkombëtar arresti. Kjo ka bërë që Interpol Tirana ta arrestojë atë ditën e sotme në Lushnje me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *