Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Kërkesa e PD pë shkarkimin e Peleshit, Ivi Kaso: Nuk duam të ndëshkojmë një person, por rikthim të standardeve institucionale

30 Tetor 11:28

Në seancën plenare të ditës së sotme po shqyrtohet nisma e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Demokratët pretendojnë 5 shkelje të rënda të rregullores nga Peleshi dhe i kanë përqendruar argumentet e tyre në dy seancat e 16 dhe 18 shtatorit, ku u ndryshua rregullorja që e çoi numrin e komisioneve të përhershme parlamentare në 11, dhe mosrealizimi i debatit parlamentar për programin qeverisës ‘Rama 4’.

Më konkretisht, sipas PD, Peleshi ka thirrur mbledhjen e Kuvendit për ndryshimin e rregullores si dhe mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pa respektuar afatin e parashikuar, iu ka hequr të drejtën për të folur deputetëve dhe kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, si dhe nuk ka mundësuar prezantimin e programit qeverisës. Bardhi s’do të jetë as sot në seancë për shkak të përjashtimit.

Deputeti demokrat Ivi Kaso, gjatë fjalës së tij, tha se PD me këtë nismë nuk synon që të ndëshkojë një person të vetëm, por sipas tij, kërkon që Kuvendi të rifitojë rolin e tij si garant i pluralizmit.

Ivi Kaso: Kjo nismë për shkarkim nuk është aksioni i radhës i opozitës. Është thirrje për një përpjekje për të ndalur një rëshkitje të rrezikshme të këtij Kuvendi drejt një modeli të një institucioni të heshtuar dhe të nënshtruar. Nuk jemi këtu për të kërkuar ndëshkimin e një personi, por rikthim të standardeve institucionale në një vend demokratik. Kërkojmë që Kuvendi të rifitojë rolin e tij si garant i pluralizmit. Me shkresën që ju relatuat, 36 deputetë të  Grupit Parlamentar të PD kanë paraqitur kërkesën më objekt “Shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi”. Në këtë raport janë paraqitur të gjitha shkeljet e konsumuara nga Peleshi gjatë seancave plenare të datës 16 dhe 18 shtator të cilat përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Por, nga ana tjetër, PS thotë se ishte opozita që e bëri të pamundur zhvillimin normal të seancave. Në raportin e tyre, socialistët argumentojnë se kryetari i Kuvendit nuk ka kryer asnjë shkelje që pretendon PD dhe se i ka zbatuar me përpikmëri të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore në drejtimin e seancave plenare. PS-së i mjaftojnë vetëm 71 vota për të mbajtur në detyrë kryeparlamentarin.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Ivi Kaso parlament

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin në Memaliaj

më shumë...

Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, shkakton dëme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.