Tre të arrestuarit e ditës së djeshme nga Policia e Shkodrës, Aleksander Prendi, Andrea Cara dhe Erjon Uka, dyshohet se ishin gjobvënës në zonën e Vaut të Dejës.

 

Në lidhje me ngjarjen kriminale që u parandalua nga policia vijojnë hetimet për zbardhjen e konfliktit.

 

Burimet bëjnë me dije se 3 autorët dhe personi që u kërcënua nga ata, kanë pasur fillimisht një debat në telefon për motive që ende nuk dihen. Më pas, 3 autorët kanë kërcënuar në derën e dyqanin të riun por nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë pretenduar t’i vendosin gjobë atij.

 

Gjithashtu për 3 të arrestuarit policia ka prova se janë autorë të djegies së 4 automjeve në 2 muajt e fundit në zonat përreth. Djegia e automjeteve dyshohet se është kryer për gjobëvënie. Prendi, Cara dhe Uka njihen në zonë si persona problematik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *