Zv.kryeministri Erion Braçe, me tone të ashpra, ka paralajmëruar se “do ta paguajnë shtrenjtë” të gjithë ata që vënë zjarr të qëllimshëm.

 

Sipas Braçes, flakët, të cilat kanë krijuar një situatë alarmante në vend, janë vënë qëllimisht nga dora e njeriut dhe nuk janë shkaktuar nga temperaturat e larta.

 

Ai u ndal kryesisht te situata në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër, ku një 64-vjeçar humbi jetën. Për këtë, Braçe theksoi se autori i zjarrvënies është një vrasës.

 

Në fund të mesazhit të tij, ai vlerësoi punën e madhe të forcave zjarrfikëse, ushtarëve dhe oficerëve të Forcave të Armatosura etj.

 

Reagimi i Braçes

SHIHENI;

KY ZJARR NE ASIM ZENEL ESHTE I VENE ME DORE!

NUK VE DIELLI ZJARR!

ESHTE NJE KRIM I RENDE,

I NDESHKUESHEM!

Te gjitha zjarret ne vend jane vene nga njeriu qe here eshte bari,

here eshte bujk, por ne me te shumten eshte kriminel, i qellimte deri ne vrasje!

POOOO AI QE KA VENE ZJARRIN NE ASIM ZENEL ESHTE VRASES PAS NGJARJES TRAGJIKE!

Policia njoftoi pak me pare per arrestimin e tre zjarrevenesve te qellimte ne jug te vendit;

ILIR SKRAPALLIU-njeri prej zjarrevenesve dhe cilido ai ai duhet te paguajne shtrenjte shkrepesen e blere me te lire qe ndezen!

Ne keto ore kam nje lutje;

MOS E NDIZ ATE SHKREPSE,

NUK ESHTE LOJE, E THJESHTE TA NDEZESH POR ZJARRIN SE KONTROLLON DOT ME FRYME SIC FIJEN E SHKREPESES!

Nderkohe,

pafund mirenjohes per zjarrefikes, rojtare te pyjeve, ushtare e oficere te forcave te armatosura, pilote, punonjes te emergjencave civile, police, vullnetare!

Pune pa cmim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *