Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë zjarri.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Karbunarë, Selenicë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

 

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. K., 58 vjeç, ishte konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin N. Xh., 68 vjeç, banues në Karbunarë, dhe e kishte kanosur atë me armë. 58-vjeçari, sapo ka evidentuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip “Benz”.

 

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Selenicë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *