E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërcënoi dhe mori 4 mijë euro për të mos arrestuar djalin e një biznesmeni, pranga policit

Arrestohet në flagrancë për korrupsion një efektiv i krimeve në policinë e Kavajës.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, dokumentoi me prova ligjore veprimtarinë e kundraligjshme të punonjësit të Policisë, Ilir Dizdari ndërsa u sekuestruan si prova materiale shuma prej 4 mijë eurosh dhe celulari i tij.

Ai dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

Gjatë ushtrimit të detyrës, Dizdari i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij.

Reklamë

I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit, e qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë”,

Vazhdo të lexosh

Reklamë