Subscribe

Sulmet kibernetike kane përfshirë te gjithë boten dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Zv/prokurori belg gjate nje interviste dhënë për Vizion Plus, shprehet se te dhënat e shume bizneseve qe operojnë ne Shqipëri, mund te hakerohen.

 

“Duke qene se Rensenware është nje biznes ne rritje per organizatat kriminale, mund te themi qe është një model biznesi mjaft tërheqës për nga shumat qe paguhen. Duke qene se Shqipëria ka nje pjese te mire te shërbimeve te dixhitalizuara si: spitalet apo firmat e biznesit, pra edhe risku i ekspozimit ndaj organizatave kriminale lidhur me sulmet kibernetike mund te jete i pranishëm ne te ardhmen ne vendin tuaj”.

 

Vendet me te prekura nga sulmet kibernetike jane Britania e Madhe dhe Gjermania.

 

“Nje nga viruset qe kërcënon me shume qytetaret eshte rensenware. Dhe nga ky virus viktima nuk janë vetem qytetaret, por edhe kompanitë private. Ky virus kur sulmon kompjuterin i merr te dhënat dhe hakerat kërkojnë shpërblim per kthimin pas te te dhënave. Rreth 10 dite me pare ky virus ka pasur shpërthimin me te madh ku ne Britaninë e Madhe sulmoi spitalet duke krijuar radhe te gjata ne numrin e operacioneve qe ishin planifikuar me herët. Ne te njëjtën mënyre u sulmua edhe sistemi hekurudhor ne Gjermani ku ne tabelat e njoftimit te orareve dilte shuma qe duhet te paguanin tek keqbërësit qe ky sulm te largohej”.

 

Por si mund te mbrohemi nga hakerimi? Nje nder mënyrat me efikase per te ruajtur te dhënat sipas eksperteve te elektronikes është vendosja e nje antivirusi te mire ne kompjuter. Kujdes duhet bere edhe me materialet qe vijne ne e-mail, pasi kjo është nje nga mënyrat me te përdorura nga organizatat kriminale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *