“Kërcënime në administratë”, Bardhi paralajmëron policinë dhe prokurorinë: PD po ju monitoron

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi denoncoi përfshirjen e drejtuesve të institucioneve në fushatë elektorale. Nga Elbasani, ai deklaroi se punonjësit po marrin kërcënime që të mbështesin PS në zgjedhje. Numri dy i PD paralajmëroi se opozita po i monitoron, shkruan “Vizion Plus”.
“Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve në fushatë elektorale, po mbledhim të dhëna për kërcenime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë. Drejtori i policisë së qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD-së do të duhet të zbatojë ligjit nuk duhet t’i shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatoj ligjet e shtetit.”
Gazment Bardhi deklaroi se opozita është e angazhuar të krijojë kushtet për të garantuar zgjedhje të lira. Ai akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për familjet e varfra në Elbasan.




