E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Keqinformoi publikun dhe përhapi panik”/ Shkarkohet mjeku i QSUT, Ilir Allkja

Mjeku i Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja, i cili ka denoncuar disa herë mungesën e kushteve të stafeve mjekësore dhe keqmenaxhimin e situatës së shkaktuar nga pandemia, është shkarkuar nga puna.

Në shkresën zyrtare të QSUT-së argumentohet se Allkja ka shkelur Kodin Etik të punonjësve të QSUT, atë të ruajtjes së informacioneve për publikun, ku mes të tjerash në urdhër nënvizohet se çdo punonjës duhet të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit në qëndrimet apo deklaratat me mediat.

“Allkja ka ndryshuar përmbajtjen, keqorientuar, keqinformuar publikun; reagimet e vazhdueshme të mjekut Ilir Allkja në mediat sociale dhe audiovizive, të cilat konsistojnë në disinformim të publikut, deklarime të rreme, përhapje paniku, si dhe ushtrim të presionit psikologjik mbi administratën, mbi problematikat e shkaktuara nga mjeku Allkja”, sqarohet në vendimin e publikuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë