Subscribe

Drejtori i Aluiznit Artan Lame doli në një konference për shtyp për të dhënë një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata qytetare që kanë një banesë të para vitit 1991 të cilën ende nuk e kanë regjistruar.

Lame tha se vendimi i qeverisë në muajin korrik ka për qëllim dhënien e  dokumentit të pronësisë pronarëve të banesave të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon.

Sipas tij, qëllimi i këtij vendimi është të formalizojë një kategori pasurish të paluajtshme, të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash (herë-herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë patur dokumentacion të mirëfilltë pronësie, duke mos i gëzuar asnjëherë ligjërisht.

Lame i bëri apel qytetareve që kanë një banesë të ndërtuar para vitit 1991 por nuk kanë dokument pronësie që të paraqiten në zyrat e ALUIZNIT duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme pra data 17 shtator.

 

 

“Aplikimi do të bëhet në zyrat tona por ndërkohe qytetaret mund të fillojnë nga grumbullimi i dokumentacionit që ata posedojnë, leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerjeje apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore, apo dokumenta të tjera provuese të çdo lloji dhe kohe.

Formularët e aplikimit mund të plotësohen pranë Drejtorive Rajonale në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu ato mund të shkarkohen direkt nga faqja zyrtare dhe profili në facebook i ALUIZNI-t.Për të shmangur kaosin në zyra, le të paraqiten në fillim ata qytetarë që kanë urgjenca të ndryshme, duan të shesin banesën, çështje kredish, trashëgimie, etj, si edhe ata qytetarë që e kanë filluar këtë aplikim pranë Bashkive.”

 

Risitë kryesore të vendimit të miratuar së fundmi sipas Lames janë:

  1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm një numër sumë të kufizuar dokumentesh pranë ALUIZNI-t);
  2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës;
  3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrore, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.

 

Numri i banesave që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë por Artan Lame tha se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve, kështu që shifra reale mund të jetë edhe më e lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *