E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Keni 30 vite me PD”/ Batuta e Ramës në Malësinë e Madhe: Me Saliun bëni mitingje, me ne punën

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte kantierin e ndërtimit të ujësjellësit në Bashkinë e Malësisë së Madhe. Ai ishte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se më në fund kjo zonë do të zgjidhë problemin e furnizimit të ujit të pijshëm.

“Nga fundi i nëntorit, 24 orë pa ndërprerje në rubinetat e banorëve të krejt zonës urbane. Si në shumë zona të tjera të Shqipërisë, edhe këtu po ndërrohet komplet një rrjet ujësjellësi i degraduar i viteve ’70-të, të cilin po e zëvendëson sot një rrjet modern shpërndarës, që do të përmbushë të gjitha nevojat e banorëve dhe do të garantojë fundin e epokës së humbjeve të pafundme të ujit e të financave vendore.”

Ai nuk la pa përmendur edhe faktin që Malësia e Madhe ka mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha prej 30 vitesh.

 “A do të përfundojë brenda nëntorit?! Ju të PD keni 30 vite që nuk u mërzitet më Saliun. Ju jeni të mirë, se i bëtë ca punë. Ky këtu ka qenë me Saliun (i drejtohet një prej pjesëtarëve të ekipit të punës). Me Saliun bën mitingjet, me në bënë punën.”, tha Rama.

Më shumë video

Reklamë