Një këngëtar I njohur vetëm 23 vjec ka gjetur vdekjen në mënyrën më tragjike të mundshme në Brazil.

Mediat braziliae shkruajnë se këngëtari funk, Kevin Nascimento Bueno, i njohur më mirë si MC Kevin, ra nga një dritare e një hoteli në Rio de Janeiro.

I riu ra nga ballkoni i katit të 11-të i një hoteli në Barra da Tijuca duke marrë dëmtime të shumta.

E kotë ishte përpjekja për ta dërguar në spital, pasi këngëtari humbi jetën.

MC Kevin kishte një bum të madh në karrierën e tij në dy vitet e fundit.  Hitet e tij më të ndjekura së fundmi ishin “Dentro do Carro” dhe “Foda-Se a Ex”.

23 vjecari u martua vetëm pak ditë më parë me Deolane Bezerra .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *