Subscribe

Barbana Dini ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. Tre vite nga ndarja na jeta e të vëllait, Ergit, Barbana ka zbuluar se ai ka lënë edhe shumë këngë të tjera pezull, njëra prej tyre e shkruar për të.

““Ka edhe disa materiale të tjera, normalisht do i punoj dhe me kohën do vijnë edhe ato. Është një këngë e kënduar nga Ergi komplet që nuk besoj se do ndërhyj, por megjithatë do e shoh se si do më vijë frymëzimi i momentit. Është edhe një këngë tjetër që ka bërë për mua. E ka kompozuar ai, për ta kënduar unë. Nuk jam gati ende me të thënë të drejtën, më është dashur kohë që ta marr veten nga gjithë kjo, të shkëputem pak të merrem me veten time sepse nga ana emocionale këto gjëra janë shumë të rënda për mua” – ka përfunduar Barbana

Para disa muajsh Barbana Dini ka sjellë këngën “Ku je” në bashkëpunim me vëllain e ndjerë. Megjithatë publikimi i kësaj kënge sipas këngëtares nuk ka qenë aspak i lehtë, i janë dashur 3 vite të mbledhë forcat e të rikthejë të vëllain përmes muzikës që vetë ai kishte lënë gati në studion muzikore.

“E ndjeja si detyrim moral dhe shpirtëror ta sillja këtë këngë në bashkëpunim me Ergin që nuk e realizoi dot kur ishte gjallë. I rikthehem shumë herë kësaj kënge më jep një energji shumë pozitive kur e dëgjoj dhe kur e shikoj. Prandaj edhe vendin e doja të ishte një vend i tillë.Kishim dy variante për të xhiruar klipin dhe doja që kur ta shikoja të më jepte gëzim dhe jo trishtim dhe kështu ndodh kur e shikoj”,- ka deklaruar Barbana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *