Subscribe

Nga veriu në jug, me muzikën më të mirë popullore vijon rrugëtimi i spektaklit “Këngë moj”.

 

Stacioni i radhës ishte Shkodra, e cila u përfaqësua më së miri nga këngëtari Bujar Qamili. Një mbrëmje dedikuar tërësish muzikës dhe karrierës së tij artistike u transmetua përreth dy orë në ekranin e Vizion Plus.

 

BUJAR QAMILI

KENGETAR

“Edhe pse nuk është hera e parë unë kam kënduar dhe herë të tjera nëpër recitale, sonte është nj përgjegjësi më e madhe. kam gati 15 këngë duke përfshirë krahinën e Shkodrës, por jo vetëm edhe këngë të Shqipërisë së mesme, kosovare të jugut etj.”

 

Skenës së “Këngë moj” ju bashkuan dhe katër miqtë e Bujarit, që prej vitesh duket se jo vetëm e pritën me kënaqësi ftesën, por ndajnë edhe kujtime të shumta së bashku.

 

ARTIOLA TOSKA

KENGETARE

“Me Bujarin kemi shumë të përbashkëta, në skenë na lidh vokali, komunikimi e veçanërisht ai me publikun që e kemi të dy njësoj.”

 

MIHALLAQ ANDREA

KENGETAR

“Korçën dhe Shkodrën i lidh bashkë e njëjta kulturë, thonë që shkon shumë mirë me njëra tjetrën kjo vlen dhe për ne të dy. bujarin e cilësoj si një nga më të mirët e muzikës popullore.”

 

MATEUS FRROKU

KENGETAR

“Do të vijmë për herë të parë në nj variant live me orkestrën e “Këngë moj”, do të jetë një moment shumë i bukur. njëkohësisht jam shumë i lumtur që ai më zgjodhi mua mes shumë miqve.”

 

Plot emocione dhuroi edhe një tjetër e ftuar speciale në mbrëmjen e Bujar Qamilit, fituesja e “Gjeniut të Vogël” Ea Zoga.

 

EA ZOGA

KENGETARE

“Më ka marr shumë malli do doja që prapë të vazhdonte ai emocioni që kam pasur gjatë periudhës së “Gjeniut” dhe pse e di që ato emocione s’përsëriten më jam e lumtur që jam në skenën e Vizion Plusit.

 

Spektakli “Këngë moj” vjen çdo të enjte në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus.

 

Ata që nuk mundën ta ndiqnin “Këngë moj” dhe natën e Bujar Qamilit do të kenë mundësi ta shohin të premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *