Subscribe

Mbrëmja e të enjtes ishte e veçantë për Gramshin, falë Maratonës “Këngë Moj” që “trokiti” për të gjallëruar qytetin.

 

Sheshi i mbushur nga mijëra qytetarë, të gatshëm për të kënduar e kërcyer pa u lodhur, u “mbulua” nga tingujt e muzikës tradicionale, por edhe asaj të lehtë, të servirura me shumë dashuri nga këngëtarët më të mirë.

 

Për mbrëmjen festive, që do të keni mundësi ta ndiqni edhe nga ekrani në ditët në vijim, u kujdes veçanërisht edhe Bashkia e Gramshit.

 

Maratona “Këngë Moj”, një produksion i “Vizion Plus” që publiku e ka përqafuar, do të ndalojë pas Gramshit në Devoll, për të falur vetëm emocione dhe argëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *