Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, do të japë pasditen e kësaj të enjte një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Në fokus të kësaj intevistë janë marrëdheniet mes SHBA dhe Shqipërise dhe vecanërisht zhvillimet e rëndësishme politike në vendin tonë.

Ambasada amerikane postoi një status në rrjetet sociale duke zbuluar pak nga qëndrimet e Kim në intervistën që do transmetohet sonte në 18:00.

 

 “Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë”, shkruan ambasada në facebook.

 

Intervista e Yuri Kim do të transmetohet në të njëjtin orar me daljen publike të Berishës I cili nis sot në 18:00 turin e tij të takimeve me bazën kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *