Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla foli nga Fieri per raudin e katert te zgjedhjes se Presidentit të ri.

 

Para mediave, Balla theksoi se është bere nje liste përfundimtare me emrat e kandidateve e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe miratimin përfundimtar të grupit parlamentar te PS.

 

 

 

Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë.  PS do të mbledhë kryesinë ne orën 17.00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta.  Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë. Ne kemi një short list përfundimtare e cila do të marri edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar.  Mua nuk më lejohet të hy në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej njesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlamentar, tha Balla.

 

Balla ka deklaruar nga Fieri se PS do të shkojë nesër maksimumi në orën 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse për Presidentin e ri të Republikës.

 

Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orë 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse.Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të diskutuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do t’i marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë së nesër në orën 18:00 do të zgjidhet presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik.

 

Keto qendrime per gazetaret, Balla i beri përfundimit të mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier, ku u diskutuan propozimet per emrat qe do te kandidojne ne zgjedhjet per kryetar te PS ne cdo bashki.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *