Opozita zhvilloi protestën e 30-të para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e Erion Veliajt. Për të gjithë skeptikët që e kanë akuzuar Partinë Demokratike se dështoi me tubimet kundër Veliajt, Belind Këlliçi deklaroi se shkarkimet e drejtorëve kryesorë të bashkisë së Tiranës erdhën si pasojë e këtyre protestave dhe denoncimeve të PD për inceneratorët dhe dosjen e njohur me emrin “5D.”
“Janë shkarkuar një dyzinë hajdutësh për vjedhje. Një dyzinë hajdutësh me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake dhe Elton Kacidhen e UKT. Ka hequr një hajdut si Ermal Kapllanin për të vënë në krye hajdut si Toni Beni. Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara i bëjmë me dije se janë të kota. Ne nuk lëvizim nga këto pa shkuar Erion Veliaj para drejtësisë”, tha Këlliçi.
Lexo edhe :
Ndërkohë që Tedi Blushi shfrytëzoi këtë protestë për të akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës per arrestimin e ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.
“Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni t’ju japim një përgjigje si shqiptar”, tha Blushi.
Të gjithë figurat kryesore të opozites akuzuan SPAK-un se ka izoluar kryetarin e PD Sali Berisha dhe ka arrestuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir MEta për t’i shërbyer interesave elektorale të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste./vizionplus.tv






